Eskorta e miliarderëve nxjerr sekretet: Ja pse burrat i tradhtojnë gratë e tyre (FOTO)

30/09/2020 16:38

Askush nuk dëshiron të tradhtohet, por fatkeqësisht ndodh. Një ish-shoqëruese e klasit të lartë ka folur për tradhtinë edhe pse burrat janë të pabesë në marrëdhëniet e tyre.

Samantha X, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Goff, ka parë e njohur shumë burra gjatë karrierës së saj. Ajo dikur ishte shoqëruesja më e paguar e Australisë, para se të hiqte dorë nga profesioni i saj disa vite më parë.

Tani ajo përdor përvojat e së kaluarës për të ndihmuar ata që ndodhen në situata tradhtie. Duke folur për tradhtinë Samantha tha:

“Nuk ka rëndësi sa mirë shkon një martesë, burrat sërish do të tradhtojnë. Nuk po them për të gjithë burrat, por shumica po, aq sa për të mbajtur gjallë këtë industri. Nuk është detyra ime të gjykoj, por kjo është që kam mësuar nga kjo botë që në dukje shfaqet e përsosur. Ne nuk jemi njerëz perfektë dhe të gjithë thjesht po bëjmë më të mirën e mundshme”, theksoi ajo.

Më tej ajo shtoi:

“Shumë burra të martuar më thonë se gratë e tyre janë nëna të shkëlqyera, shtëpiake shembullore, por ka humbur intimiteti në çift. Ata nuk duan të tradhtojnë, por marrëdhëniet seksuale janë një nevojë për ta”.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA