Astrologu Jorgo Pulla në “Shqipëria Live”

Astrologu Jorgo Pulla na ka shuar kuriozitetin në “Shqipëria Live” duke treguar se çfarë thonë yjet për muajin tetor.

Ai ka theksuar se tetori do të jetë një muaj  i vështirë në përgjithësi, përkatësisht në marrjen e vendimeve të rëndësishme për jetën, ku çdo shenjë duhet të jetë e vëmendshme.

Astrologu i famshëm shqiptar ka treguar edhe moton për këtë muaj: “Ec avash sepse nxitojmë!”

Më poshtë është shpjeguar shkurtimisht se çfarë do të ndodhë për 7 shenjat e para të horoskopit:

Dashi do të ketë problem me ligjin.

Demi do të ketë mundësi udhëtimi dhe ndikime pozitive pozitive në jetën e tij.

Binjakët, marrja e vendimeve është shumë e rëndësishme, do të kenë rritje në detyrë dhe ka një aspekt pozitiv sa i përket anës shpirtërore.

Gaforrja do të jetë në dilemë në këtë muaj sepse duan që t’i zgjidhin gjërat sa më shpejt, por duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Luanët janë shumë të vëmendshëm si shenjë dhe pritet që këtë muaj të gjejnë njeriun e zemrës.

Virgjëresha është në kohën e duhur të saj këtë muaj në çdo aspekt.

Peshorja do të jetë e përfshirë në dyshime këtë muaj, duhet të jenë të vëmendshëm me punën e tyre, ndërsa  ana ekonomike do të jetë pozitive.

Top Channel