Vuçiç: Dëshirojmë paqe për vllezërit nga Armenia dhe Azerbajxhani

29/09/2020 16:53

Ne duam paqe dhe besoj se vëllezërit dhe miqtë tanë nga Armenia dhe Azerbajxhani do të jenë në gjendje ta arrijnë atë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne duam paqe. Këta janë dy popujt tanë miq dhe vëllezër, ne duam që ata të ndalojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndonjëherë është marrëzi kur thoni dhe tingëllon si një frazë që paqja nuk ka alternativë, por paqja është më e rëndësishme se gjithçka dhe besoj se vëllezërit dhe miqtë tanë armenë dhe azerbajxhanas do të jenë në gjendje ta arrijnë atë”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë një turneu në Galerinë e Beogradit, një qendër e re tregtare në kuadër të projektit Beogradi mbi Ujin.

Ai duke komentuar eskalimin e krizës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, theksoi se ka dëgjuar gjëra të “neveritshme se si fajësohet Serbia, meqë ata po vriten me armë serbe”.

“Epo, a janë amerikanët, rusët, francezët dhe turqit dhe të gjithë të tjerët fajtorë për konfliktin”, tha ai.

Top Channel