Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me përpunuesit e qumështit ka thënë se janë dakorduar që Qeveria të merr përsipër të subvencionojë prodhimin vendor të qumështit prej 25 përqind të çmimit që është në stok.

Derisa ka kërkuar nga organizatorët paralajmëruar të heqin dorë nga protesta e paralajmëruar për sot, sepse do të ketë kontroll rigoroz të produkteve me vaji palme.

Hoti ka siguruar se AUV dhe inspektorati i tregut po bëjnë ndarjen fizike të produkteve me vaji të palmes, pas vendimit të marrë për ndaljen e importit të vajit të palmes.

Gani Durmishaj kryetar i Shoqatës se përpunuesve të Qumështit ka thënë se janë pajtuar me këto qëndrime të Qeverisë, derisa theksoi se produktet me vaji të palmës përdoren në çdo vend të botës.

Ndërsa, përfaqësuesit e fermerëve të qumështit që kanë paralajmëruar protestë me kërkesë për heqjen e produkteve me vaji të palmës nga tregu nuk ishin në takim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA