16/11 19:35
Rreshteri zelandez i policisë së Londrës, Matiu Ratana u nderua nga kolegët në atdheun e tij me ceremoninë emocionale për të rënët në detyre.
Rituali emocional u krye në ditën e përvitshme përkujtimore të të rënëve, në të cilën sipas kulturës vendase Maori, shfaqet krenaria, forca e uniteti i grupit.
Rreshter Ratana, me origjinë nga Hawke’s Bay në Zelandën e Re, u vra me armë nga një njeri i prangosur në stacionin e policisë së Croydon në Londër. Ai punonte si polic prej 30 vitesh.
Top Channel