Pelikani i Prespës, i rrezikuar/ Në të dyja liqenet janë mbi 1200 individë

29/09/2020 15:28

Në liqenin e Prespës strehohet Pelikani kaçurrel, një prej shpendëve të rralla të klasifikuara botërisht në rrezik zhdukje.

Gjatë stinës së ngrohtë, shpendi miqësor me njerëzit i afrohet bregut ndaj në Pustec një shteg buzë liqenit ka marrë emrin e tij.

Shtegu i Pelikanit është 2.5 km i gjatë e përgjatë ecjes mund të shihet ishulli i Maligradin, kisha heremite e Shën Kollit dhe pelikani kaçurrel.

Janë mbi 1200 individë në ujërat e liqenit të Prespës, që ndahen mes vendit tonë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa vetëm vitin e kaluar janë numëruar nga specialistët deri në 400 pelikanë kaçurrele që qëndronin në pjesën shqiptare të ujërave të liqenit.

Pusteci fsheh potenciale të shumta turistike dhe atraksione që presin të evidentohen ndërsa mijëra vizitorë çdo vit i drejtohen këtij cepi ende të pazbuluar plotësisht të Shqipërisë.

Top Channel