Me një njoftim surprizë, duke patur parasysh shifrat e infektimeve të reja me koronavirus në francë, këto javë, festivali i Kanës ka vendosur të bëjë përpara me planin, edhe pse në përmasa më të reduktuara.

Do të ketë, një event të jashtëzakonshëm që do të mbahet në pallatin e festivaleve dhe kongreseve nga 27 deri më 29 tetor. Një mini version në të cilin do të projektohen katër premiera, filma me metrazh të shkurtër dhe filma të shkollës së kinemasë. Organizatorët u detyruan të anulonin takimin tradicional të majit, për shkak të emergjencës së covid 19, duke devijuar një pjesë të filmave të përzgjedhur eventeve të tjera kinematografike.

Filmat e projektuar do të jenë “Un triomphe” i Emmanuel Courcol, që edhe do të hapë festivalin, “True Mothers” i Naomi Kawase, “Au commencement” i Déa Kulumbegashvili (që ka fituar çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar të kinemasë në San Sebastian, dhe “Les Deux Alfred” i Bruno Podalydès, që do të mbyllë festivalin. Një juri, përbërja e të cilës do të njoftohet në vijim, do të japë palmën e artë për filmat e metrazhit të shkurtër dhe cmimet Cinefondation.

Top Channel