Mesazhi zanor në WhatsApp që çoi në një dënim me vdekje

29/09/2020 18:17

Një mesazh zanor i regjistruar dhe dërguar në një grup WhatsApp, ka çuar në një dënim me vdekje me akuzat e fyerjes së Profetit Muhamed.

Asistenti i studios muzikore Yahaya Sharif-Aminu u dënua me vdekje me varje në 10 gusht, pasi u dënua për blasfemi nga një gjykatë islamike në veri të Nigerisë.

Dokumenti i gjykimit thotë se Sharif-Aminu, 22, u dënua për bërjen “e një deklarate blasfemike kundër Profetit Muhamed në një Grup WhatsApp”, e cila është në kundërshtim me Kodin Penal të Sheriatit të Shtetit Kano dhe është një vepër që mbart dënimin me vdekje.

Regjistrimi u shpërnda gjerësisht, duke shkaktuar zemërim masiv në shtetin tepër konservator, me shumicë myslimane.

Sharif-Aminu, i përshkruar nga shoku i tij Kabiru Ibrahim, si “i mirë, fetar dhe i devotshëm”, pranoi akuzat për blasfemi gjatë gjykimit të tij, por tha se ai kishte bërë një gabim.

Top Channel