Gjuajtësit turkë F-16 rrëzojnë avionin armen SU-25, thotë ministria e Jerevanit

29/09/2020 20:45

Një avion ushtarak turk F-16 ka rrëzuar sot një gjuajtës të forcave armene Su-25, ka njoftuar ministria e mbrojtjes së Jerevanit, në ditën e tretë të konfliktit mes Armenisë dhe Aerbaixhanit fqinjë në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabak.

Zyrtarët thanë se incidenti ndodhi në hapësirën ajrore të Armenisë dhe se piloti i avionit të prodhimit rus Su-25 është vrarë.

Sulmi vjen disa orë pasi Ankaraja tha se do të ndihmojë Azerbaixhanin për sprapsjen e “agresioni armen,” duke ofruar “si asistencë ushtrake dhe diplomatike.

Armenia tha më herët se po përgatit përdorimin e raketave ruse Iskander nëse Turqia fut në veprim gjuajtësit e saj amerikanë F-16, në mbështetje të ofensivës azere.

Një zëdhënës i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan mohoi pretendimet armene për gazetën Bloomberg.

Edhe ministria e mbrojtjes së Aerbaizhanit mohoi rrëzim avionësh nga forcat turke.

Luftimet mes Armenisë e Azerbaixhanit nisën të dielën pas shkëmbimit të zjarrit mes forcave azere dhe ushtarëve armëne.

Rajoni i Nagorno-Karabakh është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbaixhanit por është i populluar me armenë etnikë.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për vrasje të civilëve. Rivalët e vjetër janë të përfshirë në një luftë propagande duke postuar video të mizorive të supozuara të njëra-tjetrës në fushë betejë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel