Fifi ka surpriza për fansat, por vëmendja e tyre është te beli i saj elegant (FOTO)

29/09/2020 17:00

Fifi ka zgjedhur të na befasojë gjithnjë e më shumë.

Pas duetit me këngëtarin Young Zerka, ajo publikoi këngën “Mbidozë”, në bashkëpunim me Bllekin. Ndërkaq, së fundmi këngëtarja, e cila është dhe pjesë e stafit të “Shiko kush Luan”, me Luana Vjollcën është shfaqur tepër elegante dhe ka paralajmëruar projekte të reja.

Por ajo ka preferuar të mos zbulojë asnjë detaj, duke shtuar dhe më shumë kuriozitetin rreth asaj që pritet. Veç projekteve, ajo që ra në sy ishte dhe pamja e saj e re. Me heqjen e disa kilogramëve, Fifi ka përftuar një pamje tepër elegante.

Këngëtarja ka zbuluar se i është përmbajtur një diete të rreptë ushqimore, për të arritur rezultatin mbresëlënës. Edhe pse tashmë me disa kilogramë më pak, Fifi gjithnjë është shprehur se e ka dashur trupin e saj, në çdo lloj forme, duke “u zhveshur” kështu nga çdo kompleksitet.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel