“Është e bukur dhe e zgjuar”/ Zbulohet plani i Trump për të bijën Ivanka

29/09/2020 10:02

Teksa ndihmësit kryesorë të fushatës së Donald Trump filluan diskutimet se kush do të ishte zëvendëspresident, presidenti aktual në vitin 2016 kishte dhënë një ide interesante.

Trump kishte propozuar që postin e dytë më të rëndësishëm në SHBA ta merrte vajza e tij, asokohe 34-vjeçarja, Ivanka.

“Mendoj se duhet të jetë Ivanka. Po Ivanka si zëvendësja ime?”, kishte propozuar Trump në vitin 2016, bazuar në shkrimet e librit të ish-zëvendës menaxherit të fushatës, Rick Gates, i cili do të botohet më 13 tetor.

Trump kishte argumentuar se: “Ajo është e ndritshme, e zgjuar, e bukur dhe njerëzit do ta donin!”.

Në rrëfimet e Gatesit, sugjerimi i Trumpit për të emëruar vajzën e tij, një kreatore e modës dhe agjente e pasurive të patundshme që nuk kishte mbajtur asnjëherë post zgjedhor, ishte refuzuar nga partia republikane.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel