Dhunonte fëmijët e çerdhes, edukatorja sulmohet nga prindërit e vogëlushëve (VIDEO)

29/09/2020 16:49

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, shfaqet një mama duke sulmuar edukatoren e fëmijës së saj, e cila e kishte dhunuar këtë të fundit.

Mësuesja Ornuma Ploadprong, 30 vjeçe, u filmua duke goditur vogëlushët në çerdhen ku jepte mësim, në Nonthaburi, Tajlandë. Në njërën nga videot, mësuesja shihet duke qortuar një vajzë të moshës tre vjeçe. Kamera që nxori zbuluar edukatoren, u instalua nga prindërit, të cilët pamjet ia dërguan autoriteteve.

Kur panë përmbajtjen e videos, prindërit u tronditën së tepërmi. Në një ballafaqim me prindërit, Ploadprong pranoi se i ka dhunuar fëmijët, në këtë moment disa prej tyre u munduan ta sulmonin atë, por u ndalën nga personeli i çerdhes.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe shefi rajonal i policisë Ampon Buarabporn i cili tha:

“Provat e siguruara, tregonin qartë se edukatorja ka përdorur forcë të tepruar kundër fëmijëve. Fëmijëve do u dërgohet një psikologe, për të parë se sa të rënduar janë nga gjendja psikologjike”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel