Bomba me dron: Ja pamjet e luftës ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit (Video)

29/09/2020 09:55

Dronët nuk i përdor vetëm SHBA-ja. Mjetet e telekomanduara që përmbajnë bomba dhe hidhen duke sjellë shpërthime, e për pasojë viktima e shkatërrime po përdoren rëndomë këto 5 ditë në konfliktin që ka shpërthyer ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, në rajonin e Nagorni-Karabakut.

Portali i Kremlinit, Sputnik ka publikuar një video të marrë nga burime armene ku shikohen shpërthime të tmerrshme në kufirin mes dy shteteve në rajonin e Kaukazit.

Pamjet pasqyrojnë një sulm ndaj ushtarëve azerbajxhanas, ku përveç shkatërrimit të pajisjeve ushtarake, video tregon edhe momentin e sulmit ndaj një grupi ushtarësh të cilët qëndronin në një terren të hapur. Në video shikohet se si ushtarët fillojnë të ikin një sekondë para goditjes dhe pas sulmit, ku një pjesë e ushtarëve bien në tokë.

Situata në Nago-Karabak u përshkallëzua javën e kaluar. Baku dhe Jerevan akuzojnë njëri-tjetrin për fillimin e armiqësive.

Në Armeni u vendos një gjendje lufte, u njoftua për një mobilizim të përgjithshëm dhe burrat nga mosha 18 deri 55 vjeç u ndaluan të largoheshin nga vendi. Në Azerbajxhan është shpallur shtetrrethimi.

Konflikti në Nagorni-Karabak filloi në shkurt 1988, kur ky rajon autonom shpalli shkëputjen nga ish Republika Sovjetike e Azerbajxhanit. Pas konfliktit të armatosur në vitet 1992-1994, Baku humbi kontrollin e Nagorni-Karabakut dhe shtatë rajoneve fqinje.

Negociatat mbi një zgjidhje paqësore të konfliktit kanë filluar që nga viti 1992 brenda Grupit të Minsk të OSBE-së, të kryesuar nga tre bashkë-kryesues – Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Azerbajxhani insiston në ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe Armenia po mbron interesat e republikës së vetëshpallur, duke pasur parasysh se Nagorni-Karabak nuk është palë në negociata.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel