Beyonce ka bërë një gjest të veçantë për një pacient me kancer. Autorja e hitit “Crazy in Love” i dërgoi një buqetë me lule Lyric Chanel, e cila po lufton me Anaplastic Ependymoma, një formë e tumorit në tru.

“Kur Mbretëresha ju dërgon lule. Faleminderit shumë Beyonce. Lyric u emocionua aq shumë kur mori lule nga ju dhe tha Beyoncé është më e mira !!! Ne ju duam shumë dhe ajo shpreson që një ditë të takohemi.“, janë shprehur familjarët e vajzës.

Ky gjest i divës së muzikës vjen disa ditë pasi Lyric publikoi disa video duke kënduar këngën hit të saj “Love On Top”. Në mesazhin e saj për Lyric, Beyonce tha se ishte prekur kur kishte parë se si muzika e saj e kishte frymëzuar vajzën gjatë betejës së saj me kancerin.

“Unë u emocionova shumë kur pashë se këto tekste kanë qenë një frymëzim, jo gati aq sa më frymëzove. Mezi po pres të takohem një ditë dhe jam shumë i lumtur që jeni në shtëpi i sigurt. Ju jeni një e mbijetuar. Zoti të bekoftë, B. ”

Top Channel