Kompania bioteknike australiane Ena Respiratory është duke prodhuar një spraj nazal nga ata që përdorën zakonisht për ftohje dhe grip, por që me elemente të reja, mund të zvogëlojë ndjeshëm sipas saj edhe ndikimin e koronavirusit.
Nismën, kjo kompani e mori bazuar në një studim tek kafshët, i cili rezultoi i suksesshëm. Nga eksperimentet, siç thotë Reuters, u pa se produkti i quajtur INNA-051, i uli nivelet e koronavirusit deri në 96 për qind.
Kompania deklaroi se produkti i saj do të nisë testimin edhe tek njerëzit brenda një periudhe kohore prej më pak se katër muajsh. Ena Respiratory ka mbledhur rreth 8.24 milionë dollarë për zhvillimin e këtij spraji.
Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë vende të botës të punojnë për zhvillimin e një vaksine efikase, por paralelisht me këto përpjekje disa firma kanë tentuar të gjejnë edhe një zgjidhje më të shpejtë për trajtimin e sëmundjes.
Top Channel