Deputeti Myslim Murrizi është përplasur në debat mbrëmjen e sotme me analistin Ergys Mërtiri në Open në Top Channel.
Teksa flisnin për ndryshimet për Kodin e ri Zgjedhor, analisti dhe Murrizi kaluan në fyerje personale. “Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqes”, i tha Mërtiri Murrizit.
Pjesë nga debati:
Mërtiri: Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqes
Murrizi: Je me mijëra vite dritë larg myzeqarëve
Mërtiri: Myslim bëj me të tjerët këto muhbete se s’të shkojnë fare
Murrizi: Ore i bëj me ty unë
Mërtiri: Po bëj ca të duash
Murrizi: Po unë po të dëgjoj për respekt, s’më njeh ky mua, po dhe unë s’të njoh hic
Mërtiri: Të ndalosh në gjëra personale kur unë shpreh një argumet është dobësi
Murrizi: Po ca po të thash personale unë.
Top Channel