Lufta në Nagorni-Karabakh dhe fijet e Moskës dhe Turqisë

28/09/2020 12:12

Një lufte e re per rajonin e Nagorni-Karabakh duket e largët por ajo nxit konflikte të reja në rajon duke patur parasysh interesin e Moskës por edhe të Turqisë në rajon dhe veçanërisht, Sirinë.

Nga Bayram Blaci*

Rrënjët e konfliktit janë të vjetra. Në vitin 1920, Zangezur, Nakhichevan dhe Karabakh janë objekt i konflikteve të hidhura mes armenëve dhe popullit të Azerbajxhanit. Çështja e Zangezur dhe Nakhichevan e zgjidhur duke kaluar territorin e parë për Armeninë dhe të dytin për Azebajxhanin, por Karabakh-ut i është dhënë një status i veçantë i rajonit autonom brenda Azerbajxhanit. Ai është i populluar me 75% armenë dhe 25% qytetarë të Azerbajxhanit ku pasqyrohet një trashëgimi e dyfishtë, islame dhe e krishterë. Vit pas viti, duke jetuar së bashku nën regjimin rus dhe pastaj Sovjetik gjërat duket sikur shkonin mjaft mirë. Por në vitit 1988, shenjat e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik janë ndier. Paqëndrueshmëria politike dhe identiteti zgjuan ose cekën ndjenjat e forta nacionaliste. Në Nagorno-Karabakh, armenët aspirojnë për të hequr qafe tutelën e Baku-s dhe të bashkohen me Armeninë. Një luftë e dhunshme shpërtheu në vitin 1988, duke përfunduar në 1994 me një humbje të rëndë të Azerbajxhanit, me një rekord prej 30 mijë viktimash. Në këtë konflikt u vu re një valë e spastrimit etnik nga të dyja popullsitë ku rreth 300 mijë armenë dhe 700 mijë qytetarë të Azerbajxhanit u zhvendosën nga territori i tyre.
Nagorno-Karabakh është nën kontrollin armen dhe shtatë distrikte të Azerbajxhanit janë të pushtuara dhe të zbrazura nga popullsia e tyre. Që nga viti 1992, Grupi Minsk, në emër të OSBE-së, i përbërë nga negociatorët rusë, amerikanë dhe francezë, u përpoq të pajtojë dy palët, por mosbesimi reciprok mban gjallë konfliktin dhe përleshjet edhe sot. Edhe pse më pak intensive se konfliktet e tjera, lufta e Nagorno- Karabakh shton tensionet rajonale, ku çdo shkëndijë zjarri shihet si fillimi i një konflikti të madh.
Ky konflikti ushqehet nga autoritarizmi i dy vendeve, ku lufta është një pretekst për çdo ngrirjen e reformave demokratike të kërkuara nga popullsia e saj. Propaganda e centralizuar tek armiku i jashtëm forcon kohezionin kombëtar dhe pasime të heshtura nën përgjegjësinë kombëtare, duke shtuar zhgënjimin e grupeve opozitare, të margjinalizuara përjetësisht.
Çështja e Nagorni Karabak duket e largët dhe e huaj, për shkak se të gjithë po shqyrtojnë çështjen siriane, por Europa duhet të jetë e shqetësuar për dy arsye. Së pari për të siguruar pjesën e furnizimeve të saj të energjisë, në Detin Kaspik dhe tubacionit që nuk kalojnë shumë larg nga zona e konfliktit, por edhe për të kontrolluar ambiciet e Rusisë në jug.
Ish-fuqi koloniale në rajon, Rusia u përfshi në ringjalljen e fundit të armiqësisë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit me qëllim që mund të përfitojë diçka nga kjo luftë e mundshme. Në të vërtetë, Moska merr iniciativën për të përkrahur Armeninë me qëllim jo vetëm që të kundërshtojë Baku-n por edhe që të rivalizojë me Turqinë në mënyrë që të forcojë praninë e saj në sferën e influencës tradicionale në jug, paralelisht me kthimin e saj mjeshtëror nga Siria. Mbi të gjitha afrimi me Armeninë bën që Rusia të ketë një mik në rivalitetin e saj me Turqinë, jo vetëm duke kundërshtuar Azerbajxhanin por duke kujtuar bashkimin e interesave të dy shteteve që nuk gëzojnë simpati për Ankaranë Zyrtare. Mbi të gjitha, Putin, i cili kurrë nuk e ka tretur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, të cilën e ka quajtur publikisht “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit XX”, nuk do ta përballojë situatën ku Armenia mundet nga Azerbajxhani. Moska gjithashtu është vendosur në një konflikt të ri me Ankaranë për çështjen e këtij rajoni. Por a mund ta lëmë Moskën të vendoset në situata të reja konflikti pas ngjarjeve të Sirisë?

* Drejtori i Institutit Francez të Studimeve Anatoliane ( IFEA ), Stamboll. Ai ka një diplomë në shkencat politike dhe civilizimin arabo-islamik nga institutet e Studimeve Politike të Grenoble dhe Aix-en-Provence. Ai është i kualifikuar për të drejtuar kërkime dhe punon mbi transformimet politike dhe fetare në rajonin turk (Turqi, Kaukaz dhe Azinë Qendrore).

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA