Deputeti Ralf Gjoni, gjatë seancës së Komisioni të Ligjeve që po mbahet ditën e sotme krahasoi këtë periudhë të ashpër politike në vend me pjesqën e parë të filmit të famshëm “Game of Thrones”, që quhet “Dimri po vjen”.
Ai tha se jemi përballë një dimri të tmerrshëm jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë kontinentin e Evropës apo botës.
“Sot jemi si ai seriali Game of Thrones në pjesën e parë që quhet dimri po vjen. Jemi përballë një dimri të tmerrshëm që ka prekur jo vetëm Shqipërinë por të gjithë kontinentin e Evropës apo botën. Në SHBA qytetarët po armatosen. BE është në një luftë dhe ne në një qoshe të madhe të Ballkanit kërkojmë të vëmë demokraci. Ju keni hall se dimri do t’ju prekë të treve, do përballeni me inatin e popullit shqiptar bashkërisht, prandaj dhe masat doni t’i merrni bashkërisht”, tha Gjoni.
Top Channel