Analisti Ergys Mërtiri dhe avokati Spartak Ngjela janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”.
Në studio po diskutohet rreth vendimit të maxhorancës sot për të shtyrë seancën për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ku Mërtiri dhe Ngjela ndanin opinione të ndryshme.
“Ngjela ka hall të bëjë si i ditur”, tha Mërtiri, duke sjellë reagimin e ashpër të Ngjelës, që i kërkoi “të mbajë gojën”.
Pjesë nga debati:
Mërtiri: z.Ngjela ka hall të tregojë që është i ditur
Ngjela: Mbaje gojën
Mërtiri: Mbaje ti
Ngjela: O zotëri unë kam tjetër arsyetim, ti tjetër. Mbaje atë. Boll tani
Mërtiri: Nuk do më tregosh ti mua di apo nuk di
Ngjela: Po sikur të them që di shumë fitoj gjë (qesh)
Mërtiri: Shih, ‘hahata’, eksitomi jot…
Top Channel