Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, të cilin e njoftoi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, për ta lidhur Kosovën me shtetet e rajonit, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Abrashi falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e që Italia i ka dhënë Kosovës, duke shtuar se partneriteti me këtë shtet do të mbetet i përhershëm.
Sipas një komunikate të ministrisë, në takim po ashtu u diskutua edhe për rolin e Italisë në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, që ministri Abrashi e vlerësoi shumë angazhimin e ambasadorit dhe shtetit të tij për ta mbështetur Kosovën drejt integrimit.
Ambasadori Orlando, tha se Italia do të mbetet e përkushtuar që të punojë me institucionet e Kosovës, për ta forcuar sundimin e ligjit, zhvilluar ekonominë dhe integrimin.
Top Channel