“Ishte magjike”/ Rudina Dembacaj rrëfen detaje nga propozimi për martesë që i bëri ish-deputeti

28/09/2020 17:41

Pak ditë më parë, vëmendjen e mediave e mori propozimi për martesë që ish-deputeti Mark Frroku, i bëri moderatores Rudina Dembacaj.

Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja përmes disa imazheve ku shfaqej me Markun në Kapadokia të Turqisë. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Rudina zbuloi ndjesitë e propozimit që e përshkruan si “magjik”.

“Nuk u mendova [shumë për të thënë Po], aq bukur sa e bëri, aq magjike sa ishte, megjithatë nuk e vinte unazën në gisht edhe pse unë i thashë PO. Më tha dua të plakesh me mua zemër. I thashë: Po sigurisht”, tha Rudina.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA