Pamjet kur avioni ukrainas rrëzohet, dëshmia rrënqethëse e të mbijetuarit të vetëm nga tragjedia

27/09/2020 14:50
Djemtë e ekipit që mbetën të vdekur

Vetëm një kamera sigurie ka regjistruar sekondat e fundit të fluturimit fatal të avionit ushtarak transportues Antonov- 26 të ushtrisë ukrainase, i cili u rrëzua të premten në mbrëmje, ku ndërruan jetë  26 persona.

Sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashenko, kamera që regjistroi rrëzimin është në çatinë e një ndërtese në qytetin Chuguev.

Video tregon avionin teksa përpiqet të ulet, kur papritmas kthehet në një top zjarri. Në të njëjtin postim, ministri ukrainas gjithashtu publikoi fotografi të disa prej studentëve të Institutit të Forcave Ajrore të Ukrainës, të cilët ishin në bordin e fluturimit.

I mbijetuari i vetëm i rrëzimit, Vyacheslav Zolochevsky tha në deklaratat e tij të para se në momentin  e rrëzimit ai ndihej sikur ishte në një lojë elektronike.

 “Ai na tha që e ndjente se ishte në një video lojë dhe se kur u ngrit, pa mikun e tij që digjej. Dhe ai me të vërtetë u përpoq të shuante zjarrin mbi një person që erdhi me të në spital”, tha kreu i provincës Kharkiv, i cili foli me të mbijetuarin.

Miku i përmendur nga Zolochevsky ishte Nikolai Mikichenko, viktima e 25-të e rrëzimit të avionit. Gjendja shëndetësore e Zoloczeëski është e qëndrueshme dhe sipas mjekëve, shëndeti i tij është jashtë rrezikut.

Shkaqet e tragjedisë janë ende nën hetim, ndërsa një prej dyshimeve është dëmtimi i motorit të majtë.

“Kishte një paralajmërim nga piloti se motori i majtë ishte dëmtuar, siç e kuptoj. Çfarë ndodhi më pas është e paqartë, do të përcaktohet nga hetimi”, tha Guvernatori i Kharkiv, Aleksei Kutcher.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel