Në ‘territorin’ e AFD-së, qyteti gjerman hapet për refugjatët

27/09/2020 14:59

Edhe pse qyteti Neuruppin gjendet në një rajon lindor, ku partia e të djathtës ekstreme gjermane, AFD gëzon mbështetje të fortë, ai ka hapur dyert për refugjatët edhe një herë tjetër e kjo vjen pesë vite pasi një fluks i jashtëzakonshëm emigrantësh, ndau Gjermaninë.

Kryebashkiaku i qytetit thotë se kur shihen imazhet që vijnë nga kampet në Greqi, vecanërisht ai i Morias, nuk bëhet më fjalë për vendime politike, por për çështje morali.

“Ne kemi mundësinë të ndihmojmë njerëzit në nevojë, ndaj përse të mos e bëjmë këtë”.

Shumë prej emigrantëve të ardhur në gjermani, e kanë mësuar gjuhën shpejt dhe kanë gjetur një punë. Në spitale, në kopshte, shtëpi kujdesi etj, shihen shumë punonjës emigrantë, kjo edhe pse shumë gjermanë të rinj nuk zgjedhin këto profesione. Ndaj, për zyrtarët lokalë në neuruppin, duhet punuar për integrimin e të ardhurve pasi në këtë mënyrë, atyre u jepet një mundësi ndërsa komuniteti merr përfitime të tjera.

Numrat e atyre që tentojnë të arrijnë në Evropë, për një jetë më të mirë, janë shtuar sërish këto kohë të fundit. Pas djegies së kampit të refugjatëve në moria, në ishullin Lesbos të Greqisë, gjermania njoftoi se do të priste një numër të konsiderueshëm prej tyre.

Top Channel