Duke mjelë lopë, punuar tokë dhe vjelur rrush, personazhet e njohur nisin aksionin në ‘fermën’ e Ervinit

27/09/2020 14:47

Në rolin e një kryefermeri, Ervin Kurti ka në shqyrtim tre punëtorë të pazakontë, aktoren Marjana kondi, këngëtarin Redon Makashi dhe këngëtaren Anxhela Peristeri në rubrikën më të re në ‘E Diell’, të titulluar ‘N’fermë’.

Të mjelin lopët, të vjelin rrushin, të punojnë tokën, një sfidë sprovuese kjo për këto personazhe të njohur të cilët nuk janë mësuar me punët e vështira të fshatit. Anxhela kishte jo pak vështirësi për të vjelur rrushin dhe pyetjet ‘thumbuese’ të Ervinit e bënin akoma dhe më sfiduese  këtë proces.

Marjana me lopët, u angazhua për t’u kujdesur për to. Ndërsa Redoni, mbi një zetor, e kishte më të lehtë se sa personazhet e tjerë jetesën në fshat.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel