Dhuratë për Princin George/ Dhëmbi i peshkaqenit të zhdukur

27/09/2020 16:42

Një foto familjare tregon emocionin që duket se u lejohet vetëm mbretëroreve: princi George i Undsorit, shtrëngon në grusht një dhëmb peshkaqeni që i përket erës së dinozaurëve dhe që është një dhuratë e çmuar nga producenti britanik dhe historiani David Attenbourough, i cili ishte i ftuar në rezidencën e familjes mbretërore për të shfaqur atje, për të parën herë, nëj dokumentar të ri të tij mbi ambjentin.

Nëna e princit George, Kate, kishte folur edhe më parë për pasionin e të birit për historinë e lashtë. Në foton e publikuar në faqen zyrtare të Kensington Palace, princi george duket shumë i emocionuar ndërsa mban në dorë fosilin e rëndësishëm prehistorik.

Edhe babai Uilliam dhe vëllai më i vogël Luis, duken të kënaqur për dhuratën origjinale. Dhëmbi i një prej gjahtarëve më të egër të deteve, që më pas u zhduk.

Dhëmbi ishte gjetur nga vetë Sir Attenbourough, gazetari shkencor më i njohur në Britaninë e Madhe, në Maltë, 60 vite më parë. Kishte qëndruar i fshehur nën tokën e ishullit për rreth 23 milionë vite. Dhe tani, ai do të përfundojë në dhomën e lojërave të minorenit mbretëror më të famshëm në perëndim.

Bashkëpunimi mes Uilliamit dhe David Attenbourough, është në fakt i hershëm. Tani, producenti po prezanton veprën e tij të fundit: Jeta në planetin tonë, që do të shihet në kinema në britani nga e hëna dhe në netflix nga 4 tetori.

 

Top Channel