Azerbajxhani e Armenia luftë për Nagorni-Karabakun

27/09/2020 15:05

Përleshje janë regjistruar mes forcave armeniane dhe atyre të Azerbajxhanit në lidhje me rajonin e polemizuar të Nagorni-Karabakut, me të paktën një helikopter azerbajxhanas të rrëzuar.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë nisur një sulm nga ajri dhe me artilieri dhe më vonë u shpall gjendja e jashtëzakonshme e pati një mobilizim të plotë të ushtrisë. Azerbajxhani tha se po i përgjigjej mortajave përgjatë frontit. Të dyja palët ndërkohë kanë raportuar vdekje mes civilëve. Konflikti i hershëm është rindezur sërish muajt e fundit. Ministria armene e mbrojtjes tha se një sulm mbi vendbanime civile, përfshirë kryeqendrën rajonale Stepanakert, nisi në orën 8.10 minuta, sipas orës lokale. Ajo tha se kishte rrëzuar dy helikopterë dhe tre dronë si edhe kishte shkatërruar tre tanke.

“Kundërpërgjigjja jonë do të jetë proporcionale dhe lidershipi ushtarako-politik i Azerbajxhanit ka përgjegjësi të plotë për situatën”, tha ajo në një deklaratë. Zyrtarët thanë se një grua dhe një fëmijë ishin vrarë në sulme dhe se po bëheshin edhe verifikime të tjera. Ndërkohë Azerbajxhani shpalli një kundër-ofensivë për të shuar aktivitetet luftarake të forcave të armatosura të Armenisë dhe për të garantuar sigurinë e popullatës civile. Bombardime intensive në disa fshatra kanë bërë që civilët të vriten apo lëndohen dhe kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, tha ministria azerbajxhanase e mbrojtjes.

Si armenia ashtu edhe azerbajxhani kanë qenë pjesë e bashkimit sovjetik para kolapsit të tij në 1991. Për katër dekada ato janë mbërthyer në një konflikt të pazgjidhur në lidhje me nagorni-karabakun, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit por kontrollohet nga armenët etnikë. Luftimet në kufi, në korrik, i morën jetën të paktën 16 personave, duke shkaktuar edhe demonstratën më të madhe popullore për vite të tëra në azerbajxhan, ku u kërkua mobilizim i plotë dhe rimarrje të rajonit.

Top Channel