Data 26 Shtator erdhi dhe na ndajnë vetëm pak orë nga premiera e sezonit të katërt të spektaklit të argëtimit të së shtunës “Shiko Kush LUAN”.

Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca ka premtuar se ky sezon do jetë si asnjëherë më parë, duke u kujdesur për çdo detaj. Me surpriza pa fund dhe lojëra të reja ku edhe publiku do të ketë mundësinë të vendosë në lojë të ftuarit VIP gjatë emisionit.

Emisioni i shumëpritur nga publiku shqiptar do të ketë edhe këtë sezon krah moderatores dy kapitenët e njohur, Florian Binaj dhe Rezart Veleshnja. Ata do të jenë sërish kapitenët e skuadrave kundërshtare, siç do të jenë edhe të ftuarit përballë njëri-tjetrit edhe pse janë miq jashtë skene.

Por për t’u plotësuar skuadra vlen të përmendim edhe Fifin, e cila do të kujdeset që muzika e mirë të mos mungojë gjatë sezonit të “Shiko Kush LUAN”.

Në premierën e emisionit janë të ftuar Lori Hoxha, Mozzik, Kida, Emina Cunmulaj, Arbër Hajdari, Adrola Dushi, Xhesika Berberi dhe Arif Ziberi, vokalisti i “Elita 5” bashkë me vajzën e tij, Elita e cila mban emrin e grupit legjendar.

Këtë të shtunë mbrëma të ftuarit na premtojnë emocione e shumë të qeshura, por se çfarë pritet të shohim sonte, duhet të shihni me patjetër videon më poshtë! JENI GATI?!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca) on

Top Channel