Brenda 4 mureve të shtëpisë! Dalin pamjet, Fjolla Morina duke vuajtur dënimin (FOTO)

26/09/2020 11:41

Gjetja e dy pistoletave, teksa këngëtarja Fjolla Morina po hynte në territorin shqiptar me makinën e saj “Audi” i kushtoi masën “arrest shtëpie” nga gjykata.

Kështu Morina është e detyruar të qëndrojë brenda një banese me qira në Kukës, ku së fundmi është fotografuar në dritaren e saj, teksa komunikon në celular.

Ajo shfaqet krejt ndryshe, larg jetës së luksit dhe e mbyllur mes 4 mureve të godinës.

Fjolla u arrestua të shtunën e shkuar, në kalimin kufitar të Morinës, pasi iu gjet një armë zjarri dhe një armë tip çakmak në makinë, teksa po udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë.

Pas gjyqit të saj të martën, Fjolla u la në arrest shtëpie për 30 ditë deri në një vendim të dytë, pasi mbi të rëndon akuza e trafikut të armëve dhe municioneve, që dënohet nga 10 deri në 20 vite burg.

 

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA