Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.141 vdekje, në Brazil 831, ndërsa në Meksikë 490.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 1.114 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 92.290.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 86.052 raste të reja duke e rritur numrin e rasteve në 5.818.571.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 32.817 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.657.702 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 139.808 me 831 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 4.023.789.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 490 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 75.439. Ndërkaq, me 5.408 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 715.457.

Deri më tani, në vend janë shëruar 514.760 persona të prekur me COVID-19.

Top Channel