Mjekët janë konsideruar si heronjtë e “heshtur” gjatë kësaj periudhe të pandemisë, ku ata janë gjendur në vijë të parë të luftës ndaj koronavirusit.
Duke qenë se ata janë një grup i rriskuar nga virusi, kanë kërkuar nga kryeministri Rama rritje të pagës dhe një sërë kërkesash të tjera që lidhen me kushtet e punës. Për t’i dhënë zë kërkesave të tyre, një grup mjekësh të Qendrës Spitalore Nënë Tereza (QSUT-së), u mblodhën në një protestë paqësore. Në emisionin “Top Talk”, ishin ftuar dy nga mjekët e pranishëm në protestë, më konkretisht, doktor Gentian Stroni dhe Altin Kuqo. Gjatë fjalës së tyre ata treguan problematikat e mjekëve në përgjithësi dhe kërkesat që ato kanë.
Denis Dyrnjaja: Ka pasur dje disa indikacione publike, nëpër portale të cilat e etiketojnë këtë protestë me një motivim politik. A ka prapavijë politike kjo? E bëj këtë lloj pyetje në mënyrë provokuese për shkak se vjen në një moment kur jemi në kohën e përballjes me koronavirusin. Mund ta bënim më vonë këtë gjë ose pak më herët.
Gentian Stroni: Ne këtë protestë e kemi bërë me datë 25 gusht. Dhe ia kemi drejtuar presidentit, kryeministrit dhe opozitës. Ne nuk morëm asnjë përgjigje as nga presidenti dhe kryeministri deri ditën e djeshme që ndoshta kur ne vendosëm të bëjmë këtë aksion atëherë na vjen një përgjigje. Parë në këtë këndvështrim s’ka lidhje politike, madje as e mendojmë këtë gjë. Ne po kërkojmë disa kërkesa që vuajmë për to.
Denis Dyrnjaja: Kreu i sindikatës së mjekëve Ibrahim Bruka, është me ju në këtë aksion dhe di që është në listat e PD-së për kandidat për deputet?
Gentian Stroni: E para punës jeni në gabim në nominim. Kryetari i sindikatës në këtë moment është Genti Stroni, nuk ka lidhje Ibrahim Bruka me këtë sindikatë.
Top Channel