Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Serbi, një viktimë
25/09/2020 11:44
Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Serbi.
Mediat lokale raportojnë se njëri nga pilotët ka humbur jetën ndërsa tjetri po kërkohet.
Gjithashtu është lënduar edhe një qytetar, në oborrin e të cilit ka rënë aeroplani.
Në vendngjarje kanë arritur përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe organeve tjera kompetente.
Aeroplani është rrëzuar në orën 09:15 të mëngjesit afër maleve të Zvornikut, në Serbi./alsat/
Top Channel