Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në zyrat e organizatës derisa aty qëndrojnë forcat e policisë së EULEX-it.

Haradinaj i ka thënë KosovaPress-it, që edhe pse ishte nisur për në zyrat e OVL-UCK, tani ka vendosur të mos shkojë aty meqë siç nuk i bindet dhe nuk e njeh Gjykatën Speciale.

Nuk do të hyjë brenda sepse tani kryetarin (Hysni Gucati) ata  e kanë arrestuar, dhe mua kryetari më thirri që duhet me qenë prezent dhe më ka thirrë që po thonë edhe ata, por unë atyre nuk u bindem dhe nuk shkoj. Përndryshe erdha në Prishtinë, do të jem këndej por nuk shkoj aty sepse nuk i zbatoj dhe nuk i njoh” ka thënë Haradinaj për KosovaPress.

Ai tha se meqenëse tashmë e kanë arrestuar kryetarin Hysni Gucati nuk ka pse të shkojë në zyre të organizatës.

“Meqenëse ata e paskan kryer unë aty nuk shkoj sepse nuk u përgjigjem atyre”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se si do të veprojnë tutje, Haradinj tha se do të vazhdojnë të kundërshtojnë Gjykatën Speciale.

“Si do të veprojmë? Si organizatë, siç kemi vepruar gjithmonë, do të vazhdojmë të mos e njohim këtë gjykatë dhe ta kundërshtojmë e të gjitha mjetet demokratike siç e kemi kundërshtuar deri sot”, shtoi Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA