Hidhet shorti, zgjidhet trupa gjyqësore për kërkesën për deputet të Tahsim Mehmetit

25/09/2020 14:50

Në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit u hodh shorti për trupën gjyqësore për kërkesën e Tahsim Mehmetit, i cili dëshiron të ketë një vend në parlament.

Tahsim Mehmeti kërkon një mandat deputeti, ndërsa kërkesa e tij nuk u shqyrtua nga kolegji i vjetër zgjedhor.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në fillim kjo kërkesë atij iu refuzua dhe më pas ai iu drejtua me një kërkesë kolegjit të vjetër që e mbajti për 7 muaj çështjen e tij, kërkesë e cila nuk u shqyrtua.

Gjykata Administrative e Apelit është njoftuar nga Gjykata e Apelit për çështjen e arkivuar.

Gjyqtar relator i Kolegjit është zgjedhur Asim Vokshi, anëtare është zgjedhur Emona Muci, Edlira Petri, Alma Kolgjoka dhe Manjola Xhaxho.

Kjo do jete salla ku do zhvillohen gjyqet e Kolegjit zgjedhor. Pas ndryshimeve të kodit zgjedhor, kolegji zgjedhor gjyqësor do ti shqyrtojë çështjet në gjykatën administrative të Apelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA