Ryanair, përvjetori i parë në Tiranë! Linja ajrore me rritjen më të shpejtë, 6 destinacione të reja
27/11 15:37
Është kthyer në një trend të bërit të tatuazheve.
Shumë persona, kryesisht të rinj, janë të prirur të ngjyrosin në trupin e tyre, inicialet e një personi të dashur, portretin e prindërve apo partneres. Por nga krahu tjetër, ka disa persona që e kanë tepruar paksa me përdorimin e këtij arti.
E tillë është dhe historia e 32-vjeçarit francez, Anthony Loffredo. Ai ka prerë hundën, veshët, e ka ndarë gjuhën në disa pjesë, por mbi të gjitha, e ka mbuluar pothuajse të tërë trupin me tatuazhe.
Madje ka ngjyrosur me bojë të zezë edhe pjesën e bardhë të syve. Ai pretendon, se duhen vetëm 16% më tepër tatuazhe në trup, që të fitojë epitetin “alieni i zi”. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel