25/11 22:09
Lynda Merdji i ka qëllimet e qarta! Bukuroshja algjeriane, e cila mori famë për shkak të ngjashmërisë së saj të frikshme me Selena Gomez, ka zbuluar për Top Channel dëshirën e saj më të madhe.
Megjithëse 18 vjeçarja po zhvillon momentalisht karrierën si modele në Francë, ajo është shprehur se nëse arrin të bëhet shumë e suksseshme do të ndihmojë njerëzit e varfër.
Lynda gjithashtu tha se në rrugë njerëzit e ndalojnë për shkak se e ngatërrojnë me yllin e muzikës Pop.
Së fundmi, bukuroshja brune, e cila ka tejkaluar 110 mijë ndjekës në Instagram, është bërë pjesë edhe e një videoklipi, të artistit FUGG:
Top Channel