Jack Ma humbet statusin si njeriu më i pasur i Kinës, njihuni me milionerin e ujit me shishe

24/09/2020 20:40

Zhong Shanshan, themeluesi i markës së njohur kineze të ujit me shishe Burimi Nongfu, ka tejkaluar kreun e grupit Alibaba, Jack Ma si njeriu më i pasur i vendit, sipas indeksit të Bloomberg .

Zhong kishte qenë njeriu i tretë më i pasur i Kinës kur kompania e tij u bë publike në tregun e aksioneve në Hong Kong në fillim të muajit.

Por dje pasuria e tij listohej si $58.7 miliardë, duke kaluar $56.7 miliardët e Ma.

Ndryshe nga Jack Ma e Pony Ma, Zhong nuk është sipërmarrës teknologjie. Përveç ujit Nongfu ai është dhe prodhues vaksinash me kompaninë Beijing Wantai Biological Pharmacy.

“Normalisht ne Kinë pasuria do të pritej nga teknologjia”, thotë hulumtuesi Rupert Hoogewerf, i grupit Hurun Report.
Zhong ka ruajtur një profil më të ulët se liderët e tjerë të biznesit në vend.

“Ai dihet që nuk ka shumë miq sipërmarrës, shikon punën e tij,” thotë Hoogewerf, një vëzhgues i vjetër i Kinës, banues në Shanghai.

Në fillim të këtij viti Kina u raportua nga Bloomberg se kishte numrin më të madh të milionerëve në botë, por kjo u kundërshtua ashpër nga Pekini.

Bursa e Hong Kong ishte e dyta në botë për listimet e aksioneve, duke ndjekur vetëm bursën e Nasdaq në New York.

FOTO GALERI
1/3
Zhong Shanshan ka tejkaluar kreun e grupit Alibaba, Jack Ma si njeriu më i pasur i vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA