Takimet e javës së ardhshme në “PërPuthen” shfaqin xhelozi në studio, ja çfarë ndodhi

23/09/2020 19:30

Në fund të puntatës së ditës së sotme në “PërPuthen”, u vu re xhelozi në mesin e konkurrenteve.

Shqipja zgjodhi në një takim Arbin, gjë e cila nuk kaloi pa u komentuar nga Andi. Ky i fundit tha se Shqipja e ka bazuar këtë zgjedhje nga xhelozia që ka për të.

Ndërsa Shqipja u kundërpërgjigj duke thënë se në të vërtetë është ai që po ndihet xheloz dhe kjo shikohet nga ngjyra e “kuqe” që ka marrë në fytyrë.

Ndërsa Andi ndërkaq u rizgjodh përsëri nga Tea për një takim të radhës, duke parë se takimi i parë mes tyre shkoi mjaft mirë dhe nuk munguan “notat” e dashurisë.

Top Channel