Rikthehet sërish takimi i Mevlanit dhe Shqipes, produksioni merr vendimin e rëndësishëm

23/09/2020 18:37

Takimi i Shqipes dhe Mevlanit u rikthye sërish në vëmendje puntatën e sotme në “PërPuthen”.

Shqipja ditën e djeshme pretendoi, se produksioni i kishte prerë pjesët më të mira të takimit të saj dhe Mevlanit, e për këtë arsye produksioni ka vendosur që takimin e tyre ta transmetojë të plotë në kanalin e Top Channel në “Youtube”.

Ndërsa në studio u transmetua një insert, ku shfaqet Shqipja e zemëruar me Mevlanin. Kjo pjesë e takimit nuk u prit mirë nga Mevlani, i cili u shpreh u ndje i keq, pasi tha se ka dalë në sytë e publikut “si djali i keq”.

Më pas, prezantuesja Bora Zemani, e sqaroi atë se i gjithë takimi i tyre ndodhet në “Youtube” dhe publiku mund ta ndjekë të plotë se çfarë ndodhi mes tij dhe Shqipes.

Top Channel