Për të gjithë adhuruesit e filmave të fantashkencës, po vjen Matrix 4. Filmi me regji të Lana Wachowskit, ishte planifikuar të shfaqej në kinema verën e 2021.

Por koronavirusi nuk la vend për një gjë të tillë. Për Matrix 4, është folur shumë pak. Sipas zërave të showbizit, filmi është xhiruar gjatë muajve të vështirë të pandemisë, me shpresë që të shfaqej gjatë verës së ardhshme, gjë që nuk u realizua.

Në të vërtetë regjisorja Wachowski nuk është prononcuar asnjëherë në lidhje me atë se ç’do të shohë publiku. Ishte vetë aktori Keanu Reeves, i cili interpreton rolin kryesor, atë të Neos, që theu heshtjen.

 “Nuk do të kthehemi në të kaluarën, është një tjetër version. Filmi ka brenda shumë aksion,” u shpreh ai.

Mesa duket Matrix 4 do të jetë vazhdimi i Matrix: Revolutions. Në kast, nuk mungon Carrie- Ann Moss, në rolin e Trinity-së dhe Neil Patrick Harris si prurje e re. Si datë e shfaqjes tashmë është caktuar fillimi i prillit 2022.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel