FOTO/ Georgina Rodrigues nuk njeh limite, “çmend” rrjetin me fotot e fundit

23/09/2020 18:23

Pas disa romancave të dështuara, duket se ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, ka gjetur “paqe” në krahët e modeles Georgina Rodrigues.

Çifti duket tejet i lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe kjo u pasqyruara edhe në pushimet që ata kaluan këtë verë, në plazhet e San Tropez të Francës, por edhe në fshatin italian Portofino.

Georgina është kujdesur që të paraqesë në sytë e publikut, një vajzë tepër seksi, por edhe mjaft familjare.

Së fundmi modelja 26-vjeçare është shfaqur duke aplikuar make-up në fytyrën e saj, Por vëmendje përveç pamjes së saj mbresëlënëse, mori dhe shkrimi që ajo i dedikoi fotots. “Ajo që thonë sytë e tu është rezultat i shpirtit”, shkroi bukuroshja.

Georgina numëron plot 21 milionë ndjekës në rrjete sociale dhe është një nga modelet e pëlqyera të rrjetit. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel