E dashura e Neymar poston foton e rrallë me futbollistin: Mos e merrni jetën shumë seriozisht!

23/09/2020 16:42

Natalia Barulich dhe Neymar Jr janë përpjekur t’a mbajnë lidhjen e tyre sa më larg fokusit të mediave rozë, duke mos postuar foto me njëri-tjetrin, dhe dhënë shumë detaje rreth romancës që po përjetojnë.

Megjithatë këtë herë modelja 28 vjeçare, ish-e dashura e Malumës, ka thyer rregullat duke publikuar një story ku shfaqet e qeshur krahë futbollistit.

“Kurrë mos e merrni jetën shumë seriozisht,” shkruan Natalia.

Foto ka krijuar dilema në lidhje me seriozitetin e raportit të tyre, megjithëse përshkrimi duket thjesht një shaka e Barulich.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel