Dashuri në “PërPuthen”?! Andi dhe Tea në një takim si asnjëherë më parë

23/09/2020 19:07

Të kapur për dore, Tea dhe Andi frekuentuan ambientet e një dyqani produktesh kozmetike.

Ndonëse pritej që të ishte Tea ajo që do të bënte shpjegimin e produkteve, në fakt ishte Andi që e bëri një gjë të tillë. Andi e përshkroi veten si një djalë që i pëlqen të kujdeset për veten dhe produktet me përmbajtje të lartë bimore ishin të preferuarat e tij. Takimi i tyre u komentua mjaft pozitivisht në studio.

E para që e mori fjalën ishte Ana, e cila e përshkoi dyshen si me karakter mjaft të qetë dhe të këndshëm. Ndërsa pjesa e tretë e takimit të tyre, nisi me nuanca “dashurie”. Andi i tregoi Teas se kur mësoi në audicione që në studio do të kishte një vajzë të “shëndoshë”, ai ishte shprehur se nuk do të dilte me të, por kur u njoh me Tean, preferencat e tij ndryshuan.

Ai e përshkoi Tean si një vajzë me karakter të fortë dhe i tha se ka krijuar një simpati për të. Të dy në fund të takimit u shprehën të lumtur që i dhanë mundësinë njëri-tjetrit të njiheshin më shumë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel