Vrau me thikë të riun për një parakalim, autori pendohet. Gjykata e lë në burg për vrasje me dashje

22/09/2020 12:15

”Arrest me burg” për Arbër Koten që goditi me thikë për vdekje 33-vjeçarin në  Durrës u dha gjate seancës gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. I arrestuari ka shfaqur pendesë duke deklaruar se nuk ka pasur qëllim ta vrasë, kur e ka goditur në gjaknxehtësi e sipër.

Gjyqtari i seancës Rexhep Bekteshi vendosi ”arrest me burg” për Koten i cili akuzohet për ”vrasje me dashje” dhe ”mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. 26-vjeçari Kote u arrestua 2 ditë më parë për vrasjen e Idajet Dullës, baba i dy fëmijëve, pas një konflikti çasti në rrugën para një subjekti fason në plazh.

Pas goditjes me thikë, Kote u largua nga vendngjarja, ndërsa Dulla si pasojë e plagëve të marra, humbi  jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Në fund të seancës avokati kërkoi ndjesë publike në emër të klientit të tij.

Vrasësi i 33-vjeçarit Idajet Dulla është djali i Astrit Kotes, ish-drejtor i burgut i arrestuar për përfshirje në lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, kapobandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA