“Respekt ndaj femrave, s’e një femër të ka sjellë në jetë”/ Renato “kapet” keq me Mevlanin në studio

22/09/2020 19:01

Sjellja e Mevlanit në drejtim të vajzave konkurrente në “PërPuthen”, nuk ka kaluar pa u komentuar nga djemtë në studio.

Mevlani është kritikuar nga ta si një djalë me sjellje të ftohtë dhe që nuk trajton në mënyrën e duhur me një femër. Ai që reagoi ishte Renato, i cili i tha Mevlanit se po tregohet hipokrit dhe në dy takimet që ka realizuar deri më tani ka një mungesë respekti për qenien femër, duke i kujtuar djalit nga Kavaja se pikërisht një femër është ajo që e ka sjellë në këtë jetë.

Renato: Pse tregohesh pak hipokrit. E dyta që më bëri përshtypje si me Fjorelën dhe Shqipen një mungesë respekti për qenien femër ku një femër të ka sjellë në jetë.

Mevlani: Ja ke fut kot.

Renato: Mungesë respekti.

Mevlani: Çfarë respekti? Hajde ma trego t’i që ke tre javë që po qëndron mbrapa.

Top Channel