Plagosi 17- vjeçarin me thikë në Sukth, kapet pas dy orësh autori i mitur

22/09/2020 17:20
Ilustrim

Autori që plagosi me thikë 17- vjeçarin pas anjë sherri është kapur pas rreth 2 orësh kërkim nga policia.

Ai është 16-vjeçari me iniciale  XH.S., i cili po shoqërohet në stacionin e policisë në  Manëz  të Durrësit.

“Durrës/ Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponajt”, kapet dhe shoqërohet në ambientet e Policisë, autori  i dyshuar i plagosjes me mjet prerës (thikë), në Sukth. Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sukth, Durrës, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, bëri të mundur të kapë dhe të shoqërojë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme,  shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.Z., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e  policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA