Një ish-modele e famshme në Instagram është burgosur së fundmi për një seri grabitjesh të çuditshme me maska.

25 vjeçarja Monique Agostino, ishte dënuar më herët me dy vjet burgim për vjedhje, shkelje drogash dhe zotërin armësh të ftohta.

Një gjykatës e kishte paraljmëruar atë një vit më parë se “jeta jote po merr tatëpjetën”, sipas agjencisë news.com.au.

Por ajo u lirua me kusht sivjet pas apelimti të dënimit në Australi, edhe pse kjo nuk zgjati shumë pasi u rikthye prapa hekurave për rikthim në rrugën e grabitjeve.

Agostino kishte punuar si gjente pronash të patundshme dhe menaxhere modelingu.

Ajo kishte grumbulluar mijëra fansa në rrjetet sociale me fotot e saj në bikini apo me kostume gome ‘catwoman’.
Dy vjet më parë ajo ishte shoferja e arratisjes për një grup adoleshentësh që grabitën një restorant italian dhe tentuan të thyejnë dyqanin ngjitur me të.

Pamjet nga grabitja në Sydney, tregonin Agostino dhe disa adoleshentë me maska që thyenin kyçin e dyqanit me dalta e leva hekuri.

Në të njëjtën ditë Agostino ishte përfshrië dhe në grabitjen e Stanley Street Cafe ku u vodhën rreth $300 dhe disa karta krediti.

Ajo nuk ishte trembur fare teksa më vonë kartën e vjedhur e kishte përdorur për një porosi $11.55 në një restorant McDonald’s.

Tashmë Agostino është përsëri prapa hekurave dhe fansat e saj shpresojnë që ajo të mos përsërisë gabimet e të shkuarës.

FOTO GALERI
1/6
Ajo kishte grumbulluar mijëra fansa në rrjetet sociale me fotot e saj në bikini

Top Channel