“Unë dua të di a jemi futur në BE ne se për ditë marrin motra evropiane po nuk e di se ku i çojnë. A jemi në BE apo jo. Ishalla se kemi risk ne. Më kthe përgjigje sa më shpejt”, kështu thotë Klotilda Zani, njëra prej vajzave shqiptare në kampin e Al Hol, e cila kërkon ndihmë.

Por në studion e “Open” është sqaruar se si qëndron e vërteta,  gazetari Julian Kasapi tha se ata po dërgohen në një kamp tjetër, ku qëndrojnë vetëm ekstremistët e kampit Al Hol.

“Të gjithë këta persona që po merren konsiderohet tejet ekstremistë dhe po çohen në kampin Roç, që është një aneks i Al Hol,  por po popullohet me formën më ekstremiste të të huajve”, tha Kasapi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta