“Arrest me burg” është masa që Gjykata e Fierit mori për 31 vjeçarin Elton Meta, njeriun që u dorëzua pas 5 orësh negociata me policinë. Gjatë qëndrimit në paraburgim  31 vjeçari do të kryeje vizitë mjekësore për gjendjen e rënduar psikologjike.

Mbrëmjen e së shtunës, 31 vjeçari ka kërcënuar se do të vetëvritej pas konfliktit më të afërmit e bashkëshortes së tij në Zhupan të Fierit. Kjo e fundit kishte një jave që ishte larguar nga shtëpia pas debateve bashkëshortore së bashku me vajzën 18 muajshe. 31 vjeçari Elton Meta banues ne Peshtan do te gjykohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

31 vjeçari do te gjykohet nga gjyqtari Ergys Selmani, prokuror prokuror Çlirim Sina, ndërsa Avokat Ermal Hamataj. 31-vjeçari, për motive xhelozie shkoi në fshatin Zhupan, në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, dhe kanosi me një armë zjarri personat që ndodheshin në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA