Gjykata e Durrësit lë në burg vrasësit e Armando Baboçit
22/09/2020 12:49
Gjykata e Durrësit lë masën e sigurisë ”Arrest me burg” për Klodian Daçin, Henrik Tatazin dhe Sergio Tatazin të akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Në këtë seancë nuk u shqyrtua masa e sigurisë për Henrik Tatazin i cili ndodhet i plagosur në spital dhe do të zhvillohet seanca në një ditë tjetër. Për dy të rinjtë e tjerë, Argit Kastrioti dhe Endri Çimo, që akuzohen për ”moskallëzim krimi” u vendos ”arrest në shtëpi”.
Ngjarja:
Më pas ndërroi jetë në spital 39-vjeçari Armando Baboçi i cili bashkë me të birin Erald Gjini 19 vjeç u plagosën në lagjen Nr.13.
Top Channel