Në këto pamje të pabesueshme shihen dy bretkosa mashkull, rivalë në dashuri, që luftojnë në një përpjekje të dëshpëruar për të fituar femrën e çiftimit.

Spektakli i rrallë erdhi mes bretkosave afrikane “dem” (bullfrog) të cilat mund të arijnë deri në 25 cm gjatësi.

Mashkulli dominant është fotografuar me këmbë në ajër teksa duket sikur kap nga qafa rivalin e tij gjatë përpjekjes.

Dashnorët e zellshëm madje tërhiqen nga këmbët në përpjekjet e tyre për triumf.

Në një tjetër imazh një prej meshkujve duket se kafshon këmbën e rivalit, teksa bretkosa më e dobët tenton të largohet drejt bregut të ujit për të shpëtuar.

Photografi 25 vjeçar Temujin Johnson, kapi pamjet e rralla rreth 50km në veri të Polokwane, në Afrikën e Jugut.

Disa metra larg Temujin, një grup prej dhjetë bretkosa-dem meshkuj ishin grumbulluar për të krijuar një bashkësi çiftimi.

Ai shpjegon: “Ky spektakël mund të ndodhë vetëm një herë në vit pas shirave të dendur. Që bretkosat të dalin në sipërfaqe, duhet të krijohen pellgje prej gjashtëdhjetë milimetra ujë. Këtu meshkujt dominantë luftojnë për të vendosur kontrollin e tyre. Bretkosat-dem afrikane kanë dy të dala në nofullat e poshtëme të cilat i përdorin si dhëmbë për të sulmuar dhe kapur konkurrentët e tyre”.

Pasi vendoset se cili është qendra e grupit, meshkujt nisin thirrjet e tyre të çiftimit, në formën e një gërgëllime të thellë që zgjat disa sekonda.

Fotografi shton: “Nganjëherë meshkujt më të rinj, të cilët sillet rreth anëve të pellgut, arrijnë të shkojnë të parët te femrat deh iu ngjiten në kurriz. Pak pas kësaj meshkujt dominantë vijnë për t’ua marë atë.
Bretkosat-dem të Afrikës janë speciet më të mëdha të bretkosave. Ato mund të lëshojnë deri në 4000 vezë dhe nganjëherë meshkut hanë pasardhësit e tyre.

Gjatë dimrit bullfrog-ët e Afrikës bien në hibernacion duke krijuar një guaskë mukusi rreth trupit të tyre. Kur në sezonin e shirave guaska e mukusit zbutet, ato rizgjohen.

Lufta për çiftim mund të zgjasë vetëm dy ditë në vit.

Fotografi thotë se qëndroi larg grupit të bretkosave për të mos i shqetësuar.

“Por pas disa orësh ato ishin rehatuar me prezencën tonë dhe ne mund të merrnim pamjet që donim. Kur përfunduan shirat bretkosat u larguan duke nisur përsëri jetën solitare”.

FOTO GALERI
2/9
Spektakli i rrallë erdhi mes bretkosave afrikane “dem” (bullfrog) të cilat mund të arijnë deri në 25 cm gjatësi.

Top Channel